Për kuqeblutë e Vllaznisë, Kampionati Kombëtar i Basketbollit për kategorinë e Superligës së meshkuj, sezoni 2026-2027 nis me sfidën në shtëpi duke pasur përballë Elbasanin.
Dueli në fjalë, luhet pasditen e së premtes në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” duke nisur nga ora 18:00.
Veriu Sport, ndoqi seancën e fundit stërvitore anti-Elbasani, dhe në ndryshim nga java e kaluar kur skuadra ishte me mungesa të shumta, tashmë duket se me kontigjentin e ardhur, katër basketbollistë amerikanë si dhe rikthimin e Elian Memçajt që vjen nga Teuta ku luajti sezonin e kalaur, skuadra marrë formë më të plotë.
Një gjë të tillë e pohon edhe tekniku Eni Llazani, i cili me mbështetjen e tifozëve kuqeblu, kërkon dhe beson se do ta nisë mbarë me një fitore ndaj Elbasanit.
Dy orë para ndeshjes së meshkujve, po në “Qazim Dervishi” do të luajë ndeshjen e parë të kampionatit edhe Vllaznia e femrave, e cila e drejtuar nga trajnerja Medina Mustafa, pret në shtëpi Partizanin.
(Video) Pamje nga seanca stërvitore e fundit anti-Elbasan si dhe prononcimin e tranerit Eni Llazani, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.


