Thursday, May 2, 2024

Lajm i hidhur për sportin shkodran. Ndahet nga jeta në moshën 60 vjeçare, ish futbollisti i Vllaznisë, Gac Doçi

Lexo

Një lajm i hidhur për sportin shkodran dhe më gjërë vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku mësohet se ka ndërruar jetë ish futbollisti i Vllaznisë, Gaspër Doçi.

Lajmin e bën të ditur një tjetër ish futbollist shkodran, ish portjeri i Vllaznisë, Gaspër Ndoja, koleg i afërt në fushën e sportit, por edhe shok dhe mik me Doçin, jo vetëm në Shkodër, por edhe gjatë viteve të shumta që kaluan së bashku  në Amerikë.

Nga sa mësohet, Gaspër Doçi, apo Gac Doçi, siç e kanë njohur bashkëqytetarët e tij, dhe sidomos tifozët e futbollit, vitet e fundit vuante nga një sëmundje e rëndë që e mundoi shumë derisa e detyroi të dorëzohej.

Për t’u theksuar është se një ditë përpara se të ndërronte jetë, familja dhe miqtë e tij të afërt në SHBA i festuan ditëlindjen e 60-të lindjes, duke lënë pas një kujtim mbresëlënës.

Por, kujtimet e jetës sportive të Gac Doçit janë të shumta, sidomos ato me Vllazninë e viteve 80-të, ku pasi kishte shijuar konkurimin me sukses në ekipet zinxhir, më pas edhe atë të Shpresave të atëhershme, luan me sukses edhe në ekipin parë kuqeblu, debutimi i të cilët vjen në vitin 1986.

Specialistët e futbollit e cilësonin dhe në të vertet ishte ndër mesfushorët e talentuar të atij brezi, duke luajtur në një brez edhe me emra të tillë potent, si Fasli Fakja, Viktor Briza, Rudi Vata, etj, gjë që në një farë mënyre, ia bënte disi të vështirë të luajturit titullar.

Ishte kjo arsyeja, që ashtu si edhe disa kolegë të tjerë të asaj moshe, si Zamir Shpuza, vëllezërit Gruda, Beniamin Çaku, Gjon Kola, Bujar Pikalaci, etj, të bëheshin pjesë e ekipit të Veleçikut të Koplikut që aso kohe drejtoheshin nga në emër i madh i futbollit shqiptar, Sabah Bizi.

Por, krahas këtyre, Gac Doçi mbahet mend edhe me aktivizimin e tij në kampionatin e lagjeve të qytetit, një traditë më vete dhe shumë pozitive e atyre viteve. Si përfaqësues i lagjes së Serreqit, ekipi ku luante ai së bashku me emrat e njohur, si portjeri Franc Ndoja, Viktor Briza, Fasli Fakja, Rudi Vata, Gjon Kola, Benard Shtyllari, Flamur Hebovija, Valentin Vavaci, Nikolin Bishkashi, Mond Jaku, etj, ka spiokatur në fitimin e trofeve mes lagjeve të qytetit.

Zhvendosjen me familjen e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krahas të tjerave ai e shfrytëzoi edhe në fushën e sportit, ku së bashku me bashkëqytetarin e tij Edmond Zejnuni dhe më pas edhe me Gac Ndojën, e ndonjë tjetër, të ushtronin sportin e futbollit, madje duke ngritur edhe ekipe futbolli të komunitetit shqiptar, sidomos me brezin e të rinjëve dhe fëmijëve.

Ndarja nga jeta para kohe, në një moshë të re 60-të vjeçare, është një humbje e madhe në radhë të parë për familjen e tij, por në të njëjtën kohë edhe për sportin shkodran dhe miqtë e tij të shumtë në Shkodër dhe Amerikë.

Portali Veriu Sport, i përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes Doçi për humbjen e njeriut të tyre të afërt. Pushofsh në paqe, Gac Doçi!

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img