Wednesday, December 11, 2024

Merkato-Analiza e Shkëlqim Muçës: Partizani e Egnatia kanë ruajtur stabilitet. Tirana dhe Vllaznia duhet të ndërhyjnë, sidomos me lojtarë krahu

Lexo

“Ekipet që kanë më shumë stabilitet në krahasim me sezonin e kaluar janë Partizani dhe Egnatia. Janë skuadra që nuk kanë bërë shumë ndryshime, kanë ruajtur stabilitet. Por katër apo pesë ekipe bëjnë diferencën, që deri në fund do të luftojnë për titull”. Është ky mendimi i Shkëlqim Muçës në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH përsa i përket krahasimit me sezonin e kaluar për skuadrat e Superiores.

Merkato e janarit, në prag të nisjes së pjesës së dytë të sezonit të Superiores – “Lojtarët që kanë bërë një hap prapa në karrierë, është një pikëpyetje e madhe. Në 80% të rasteve kanë dështuar. Dodev është larguar nga Vllaznia? Shumë e kanë mbajtur. Dinamo? Mendoj se mesin e fushës e ka pikën më të dobët. Tirana dhe Vllaznia mendoj se duhet të ndërhyjnë, duhet të marrin lojtarë të mirë, sidomos lojtarë krahu”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img