Saturday, April 27, 2024

Lajm i keq për Vllazninë, kapiteni Gurishta mbyll sezonin para kohe

Lexo

Si të mos mjaftonte situata jo e mirë e Vllaznisë në këtë sezon, skuadra e drejtuar nga Goce Sedloski duhet të bëjë llogaritë pa Erdenis Gurishtën. Kapiteni ka mbyllur para kohe sezonin për shkak të dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Egnatias në datën 30 prill, i cili ka rezultuar më i rëndë se sa mendohej. Gurishta po vuan nga muskujt e barkut dhe i është kërkuar nga mjekët të qëndrojë për 3 javë pushim.

Kuqeblutë duhet të improvizojnë krahun e djathtë të mbrojtjes pasi edhe Gerald Smajli mungon për shkak të problemeve me meniskun. Planet nuk shkuan siç duhet për Vllazninë të cilët e ndërtuan ekipin për të luftuar deri në fund për titullin kampion, por tashmë rrezikojnë edhe Kupat e Europës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img