“… Mirdita të dashur miq dhe dashamirës te KF Vllaznise. Sot dua të ndaj me ju një lajm fantastik , ku dje mbas 30 viteve realizimi të ndeshjeve nderkombetare në stadiumin Loro Boriqime eksperienca jo te mira ,ku si pasojë kane ardh dhe penalitete të ndryshme për ekipit tone , arritëm të marrim nje vleresim shembullore nga UEFA për ndeshjen e fundit kundrejt Universita Craiova!
I inform you that at the UEFA meeting on August 8, 2022, the assessment of the level of security in your LORO BORICI Stadium is “MAXIMUM LEVEL OF SECURITY, SAFE ATMOSPHERE TO DEVELOP EVERY INTERNATIONAL FOOTBALL MATCH”
Faleminderit dhe njehere te gjitheve qe kontribuan per kete organizim, ne vecanti TIFOZERINË TONË TË MREKULLUESHME, si dhe gjithë insitucionet e tjera, së bashke me kompanine e Sigurise.
Uroj në të ardhmen të kemi shumë më shumë evente nderkombetare në qytetin tone”.
Ky është mesazhi i publikuar nga numri një i klubit të futbollit Vllanzia, Alban Xhaferi, që padyshim është një lajm shumë i mirë për Vllazninë dhe futbollin shkodran në tërësi. Një vlerësim ky që vjen pas një organizimi perfekt i ndeshjes ndërkombëtare të Conferencë League.
E meqë është rasti i këtij lajmi kaq pozitiv, i cili shpresojmë të shoqërojë edhe në vazhdim mjesidin sportiv shkodran dhe më gjërë, është me vend të përcjellim vlerësime dhe përgëzime për ato që punuan për organizimin dhe marrjen e masave të pragndeshjes, gjatë ndeshjes dhe pas ndeshjes.
Mes atyre, të cilët ishin në rolet kryesore për organizimin e kësaj ndeshje, duhen përmendur emrat e Behar Krajës, shef i sigurisë pranë Drejtorisë së Policisë Shkodër, Ardian Zaganjori, shef i sigurisë i KF Vllaznia dhe Artan Brahimi, oficer i organizimit të ndeshjes, të cilët me punën e tyre profesionale arritën kordinimin perfekt edhe me faktorët e tjerë mbështetës, sidomos ato vullnetarë, për të mbërritur tek qëllimi final, organizimi shembullor i ndeshjes ndaj rumunëve të Universitatesë së Craiovës.