Basania FC është ndër klubet e reja të futbollit shqiptar, por që falë përkushtimit, pasionit dhe profesionalizmit të Presidentit Ermir Shimaj, ka bërë që Bushati, zona që përfaqëson klubi në fjalë të jetojë me futbollin.
Me disa ekipe moshash konkurues dinjitoz në kampionatet rajonale e kombëtare, por prej dy sezonesh edhe me ekipin e të rriturve, sezoni i ri futbollistik duket se po vjen me lajme shumë të mira për Basanian.
Nga sa bëhet e ditur, takimi kokë më kokë me Presidentin e Akademsië “Djelmnia Shkodrane” Benardin Kulla, i cili është edhe një menaxher i aftë dhe shumë i njohur, brenda dhe jashtë vendit, ka bërë të mundur që bashkëpunimi mes tyre të nis me sjelljen në Shkodër të specialistit të futbollit italian, Umberto Quistelli, i cili do të nis punën në rolin e Drejtorit Teknik të Basanias.
“Sezon i ri…
Filozofi e re…
Zhvillime të reja…
Basania FC ka kënaqësinë të njoftojë opinionin publik e veçanërisht atë sportdashës, për zhvillimet e reja rreth Basania FC.
Presidenti i Basania FC z. Ermir Shimaj dhe menaxheri i njohur sportiv z. Benardin Kulla njëkohësisht drejtues i akademisë Djelmnia Shkodrane, pas disa ditësh bisedimesh dhe planifikimesh kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi shumë të frytshme, marrëveshje e cila synon vijimin e mbështetjes tek brezi i ri dhe duke ndjekur një filozofi intensive serioze pune e cila shtron rrugen e suksesit ekipor dhe individual të sportistëve.
– Puna ka filluar menjëherë dhe si hap i parë është arritur marrëveshja që tek Basania FC në rolin e Drejtorit Teknik do të jetë italiani z. Umberto Quistelli.
– Në ditët nē vijim do të kemi njoftimet përkatëse për të gjithë stafin drejtues/trajnues dhe po ashtu edhe për të rejat e tjera, e sigurisht edhe për daten e fillimit të përgatitjeve për sezonin26/27 i cili këtë vit starton me dt 12.09.2026
Mbetemi në kontakt Basania FC ”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Basania FC, duke lënë të kuptohet se shumë shpejt do të ketë edhe lajme të tjera shumë pozitive për zhvillimin e klubit bushatas.
Gaspër MARKU


