Dinamo-Vllaznia është padyshim ndeshja më e rëndësishme e ditës së sotme e cila do të luhet për llogari të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës dy javë më parë ka përcaktuar me shifrat e barabarta 0-0 duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e sotme.
Ekskluzivisht për “Veriu Sport” ëshët zbuluar edhe trupa gjykuese e kësaj ndeshje. Arbitër kryesor i kësaj sfide është caktuar Kreshnik Barjamaj nga Tirana me asistent të tij Ridiger Çokaj nga Lezha dhe Erind Burgu nga Fushë-Kruja. Ndërsa arbitër i katërt është caktuar Erjon Bylykbashi nga Elbasani.
Në sistemin VAR është caktuar ndërkombëtari Enea Jorgji, ndërsa në AVAR Andi Koçi nga Durrësi. Delegat i këtij takimi do të jetë Mario Kërtusha nga Durrësi ndërsa Vëzhgues Plarent Kotherja nga Tirana.
Fatos LAMAJ