Friday, May 3, 2024

Lajmi i fundit…Shkodrani i Bylisit, Marçelino Preka, firmos për Partizanin

Lexo

Ka ditë të tëra që lakohet emri i tij për t’u bërë pjesë e klubit Partizani, dhe vetem sot, në ditën e fundit të afatit të mbylljes së merkatos, Marçelino Preka ka bërë realitet një lëvizje të tillë.

Lami në fjalë është krejt i freskët, i minutave të fundit, ku nga burime të besueshme pranë FK Partizani bëhet e ditur se shkodrani që prej tre sezonesh është pjesë e klubit ballshiot, Bylis, ka firmosur për skuadrën e kuqe.

Preka, titullar i padiskutueshëm në skuadrën mallakastriote është nën kontratë deri në fund të sezonit me Bylisin, dhe është kjo arsyeja që për ta bërë të vetin, Partizani është dashur të paguajë në arkën e klubit ballshiot, ndërkohë që krahas kësaj, Bylis do të vijojë të mbajë një përqindje të kartonit të lojtarit.

Një lëvizje kjo e zgjuar e presidentit ballshiot, Besnik Kapllani, por në të njëjtën kohë, e tillë është lëvizja edhe për presidentin e Partizanit Gaz Demi, pasi ka arritur të bëjë të vetin një lojtar të perspektives, me të cilin jo vetem siguron shërbimet në repartin e prapavijës, por mendon edhe për të ardhmen, transferimin në një kampionat europian të elitës.

19 vjeç, 1 metër e 90 cm i gjatë, Marçelino Preka pritet të vendoset menjëherë në dispozicion të stafit të të kuqve në pozicionin e mbrojtësit të qëndrës, aty ku është vendi i tij i preferuar për momentin, dhe që Partizani ka nevojën më të madhe për këtë rol.

 

 

 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img