Wednesday, December 11, 2024

Vllaznia, me dy mungesa të rëndësishme ndaj Tiranës, Hakaj në mbrojtje dhe Latifi në sulm

Lexo

Dy mungesa pritet të ketë Vllaznia në përballjen shumë të rëndësishme të javës së tretë të Abissnet Supperiore.

Bëhet fjalë për dy titullarët, sulmuesin Liridon Latifi dhe mbrojtësin Ersin Hakaj. I pari, u detyrua të largohet nga fusha e lojës përpara kohe si rezultat i dëmtimit të marrë në këmbë, ndërkohë i dyti, edhe pse luajti deri në fund, më pas ka ndjerë shqetësime dëmtimi. Për momentin ato nuk po stërviten me skuadrën dhe janë jashtë planeve të stafit teknik për ndeshjen e radhës me Tiranën. Megjithatë, edhe pse duket e vështirë, duhet pritur deri të premten, të paktën për njërin nga ato që mund të rikuperohet për sfidën me Tiranën.

Në pritje të kësaj ndeshje, kuqeblutë e drejtuar nga tekniku Mirel Josa kanë nisur menjëherë përgatitjet, pasi koha në dispozicion është e pakët. Në analizën, tashmë të zakonshme që vjen menjëherë pas ndeshjes zyrtare, përgjithësisht janë përcjellë nota pozitive për skuadrën, jo vetëm për fitoren tre pikëshe, por më së shumtmi për mobilizimin dhe grintën e shfaqur në fushën e lojës, krejt ndryshe nga ajo e javës së pare ndaj Erzenit.

Megjithatë, ka pasur vend edhe për kritikë, sidomos për pasivitetin që shfaqi skuadra pas pësimit të golit të barazimit, dhe disa hapësira jo të pakta në prapavijë që u panë në ato minuta apatie të kuebluve në fushën e lojës, të cilat janë kërkuar të eleminohen për ndeshjet e ardhshme.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img