Arbitri ndërkombëtar i ktegorisë së FIFA-s, tiranasi Juxhin Xhaja është caktuar të gjykojë ndeshjen Vllaznia-Egnatia. Një supersfidë kjo e vlefshme për gjysmëfinalet e “Final 4” që përball dy skuadrat më të mira të kampionatit. Pas fitores së Kupës së Shqipërisë, rrogozhinasit synojnë edhe kampionatin, ndërkohë që kuqeblutë e Vllaznisë ka kohë që i sillen rreth e rrotull titullit kampion që i mungon prej 23 vitesh, por që këtë sezon e kanë piketuar për ta bërë të tyrin.
Në të dy krahët e fushës në ndihmë të kryesorit Xhaja do të jenë Denis Rexha(Tiranë) dhe Ridiger Çokaj(Lezhë), ndërkohë që gjyqtr i katërt do të jetë lezhjani Eldorian Hamiti. Në sistemin VAR dhe AVAR janë caktuar: Kreshnik Barjamaj(Tiranë) dhe Florjan Lata(Durrës). Ndërsa, delegat: Marjus Sulejmani(Tiranë) dhe Vëzhgues:Albano Janku(Tiranë.
Gjyëtarë: Egnatia-Vllaznia
Arbitër kryesor:Juxhin Xhaja(Tiranë)
Asistent 1:Denis Rexha(Tiranë)
Asistent 2:Ridiger Çokaj(Lezhë)
Arbitër i 4:Eldorjan Hamiti(Lezhë)
Var:Kreshnik Barjamaj(Tiranë)
Avar:Florjan Lata(Durrës)
Delegat:Marjus Sulejmani(Tiranë)
Vëzhgues:Albano Janku(Tiranë
Në prag të kësaj sfide, trajnerët përkatës, Thomas Brdariç i Vllaznisë dhe Edlir Tetova i Egnatias kanë zyrtarizuar edhe formacionet e para.
Formacionet:
Egnatia:Sherri,Dylis,Aleksi,Montenegro,Fernando,Malota,Ndreca,Zejnullai,Xhemajli,Fangaj,Ibrahimoglu Trajner:Edlir Tetova.
Vllaznia:Qarri,Smajli,Juriç,Krymi,Gruda,Balaj,Boshnjaku,Mala,Hakaj,Stojanoviç,Alivoda Trajner:Tomas Brdariç.
Fatos LAMAJ