Friday, September 20, 2024

Lajpcig shkon në finale, e pret Frajburgu

Lexo

Kupa e Gjermanisë: Skuadra e Tedeskos mposhti Unionin e Berlinit në gjysmëfinale

Kompeticioni i dytë më i rëndësishëm i futbollit gjerman Kupa e Gjermanisë, ekskluzivitet i RTSH SPORT, ka njohur edhe skuadrën e dytë finaliste. Laipcig ia doli të fitojë 2-1 me përmbysje kundër Unionit të Berlinit në gjysmëfinale, duke arritur kështu të sigurojë finalen për të dytin vit radhazi, pasi një vit më parë u mposht nga Borusia e Dortmundit 4-1.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 25-të kur Beker kaloi në avantazh miqtë e drejtuar nga Fisher, ndërsa në minutën e 61-të ishte portugezi Andre Silva që riktheu barazpeshën për Lajpcig pas ekzekutimit të saktë të penalltisë së fituar nga Nkunku.

Dominim i plotë nga formacioni i Domeniko Tedeskos, por goli i fitores dhe i biletës për në finale u shënua vetëm në minutën e 3-të shtesë me anë të suedezit, Emil Forsberg.

Në finalen e madhe të 21 majit në Olimpiashtadion të Berlinit, Lajpcig do të përballet me Frajburg, këta të fundit eleminuan në gjysmëfinale skuadrën e Bundesligës së dytë, Hamburgun.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img