Saturday, January 17, 2026

Lara Colturi mbyll vitin 2025 me podium nderi. Skiatorja shqiptare zuri vendin e tretë në garën slalom, disiplinën e saj të preferuar. Kupa e Botës në Ski

Lexo

- Reklamë -spot_img

Një tjetër vend në podium për Lara Colturin në Kupën e Botës në Ski për femra, event që transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio televizionit Shqiptar.

Në Semmering, aty ku u zhvillua etapa e 15-të e Kupës së Botës në Ski për femra, e fundit për këtë vit kalendarik, skiatorja shqiptare ka zënë vendin e tretë në garën slalom, disiplinën e saj të preferuar.

Lara ka zënë vendin e dytë në zbritjen e parë dhe ka bërë një garë shumë të mirë edhe në zbritjen e dytë, dukë zënë vendin e tretë në podium. “Legjenda” Mikaela Shiffrin ka fituar garën në Semmering, ndërsa vendin e dytë e ka zënë Camille Rast.

Lara Colturi mbyll në mënyrën më të mirë këtë vit kalendarik, duke koleksionuar një tjetër podium në Kupën e Botës në Ski për femra, i katërti në këtë sezon.

Pas zhgënjimit në dy garat e fundit, ku nuk arriti që të kualifikohet, 19-vjeçarja është rikthyer mes më të mirave, duke grumbulluar pikë të rëndësishme në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës në Ski.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img