(Video) Tjetër sukses i notit shkodran. Vllaznia e drejtuar nga trajneri Kolë Shiroka, më e mira në garat e “Talent Cup Shkup 2025”. Spikasin Viki Tafrruku me 3 Medalje të Arta, Joel Golemi 1 Ari dhe 2 Argjendi, si dhe Skerdi Kroni 1 Argjedi dhe 3 Bronzi

Lexo

- Reklamë -spot_img

Viti 2025 ka qënë shumë i suksesshëm për ekipin e Vllaznisë në not, i cili i drejtuar nga trajneri Kolë Shiroka ka spikatur në të gjitha veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare. I tillë ka qënë edhe ky i fundit, “Talent Cup Shkup 2025”, garat e të cilit janë zhvilluar sot në Maqedoninë e Veriut.

 

I quajtur Kampionati ‘Santa Klaus’ Talent Cup, zhvilluar ne Shkup te Maqedonise me pjesemarrjen e 40 klubeve nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia me 366 notare, aktiviteti në fjalë ka pasur si protagonistë ekipin e Vllaznise të perfaqesua nga sportistet Viki Tafrruku, Skerdi Kroni dhe Joel Golemi.

 

Sportistë këto të talentuar, të cilët ashtu si edhe në garat e mëparshme të këtij viti, edhe në këtë të fundvitit 2025, dhuruan rezultate të larta.

Si zakonisht, më e spikatura është prezantuar Viki Tafrruku, e cil u shpall sportistja me e mire femer per moshat 13-14 vjeçare dhe sportistja e dyte me e mire femer e Kampionatit. Tafrruku, arriti të fitojë tre Medalje Ari ne disiplinat e 50, 100 dhe 200 meter stil i lire. Ne disiplinen e 50 meter stil i lire Viki rregjistroi kohen me te mire te kampionatit dhe ne 100 dhe 200 meter stil i lire e dyta OPEN.

Me Medalje Ari nuk do të mungonte edhe notari Joel Golemi, i cili u shpall sportisti me i mire mashkull per grupmoshen 9-10 vjeç duke fituar Medalje Ari ne disiplinen e 50 meter stil i lire dhe dy Medalje Argjendi ne 100 dhe 200 meter stil i lire.

Ndonëse nuk arriti të fitonte Medalje Ari, notari tjetër shkodran Skerdi Kroni u shpall sportisti i trete me i mire mashkull i kategorise 11-12 vjeç duke fituar Medalje Argjendi ne disiplinen e 50 meter flutur dhe tre Medalje Bronzi ne disiplinat e 50, 100 dhe 200 meter stil i lire.

Trofetë në fjalë të merituara në Kampionatin ‘Santa Klaus’ Talent Cup, zhvilluar ne Shkup te Maqedonise, janë rezultat i punës këmbëngulëse, pasionante dhe shumë profesionale që trajneri Kolë Shiroka bën në proçesin stërvitor gjatë të gjithë periudhës së vitit.

(Video) Pamje nga garat e notarëve të Vllanzisë në  Kampionatin ‘Santa Klaus’ Talent Cup, zhvilluar ne Shkup te Maqedonise.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

“Final 4”-Shpërthen Egnatia, shpartallon Elbasanin 4-0, sinjal për titullin kampion!

Elbasani-Egnatia 0-4 Golat:Bakajoko 28,45+1,Fernando 45+3,Aleksi 87(11-m) Kartonë të verdhë:A.Kasa 16,Lajthia 36,Gomes 41,Tsague 83/Aliev 36,Jaime 41,Poci 49,Tandilashvili 67,Sota 75,Fangaj 91,Aleksi 91 Elbasani:Totoshi,Lila,Azemovic,A.Kasa,Musta(K.Kasa 46),Manellari(Olberkis...
- Advertisement -spot_img