Wednesday, November 27, 2024

Lezhjani, Eldorjan Hamiti, bilbili i derbit, Partizani-Tirana. Stadiumi “Air Albania”, sot ora 19:00

Lexo

Sektori i gjykimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ia ka besuar lezhjanit Eldorian Hamiti të vërë drejtësi në derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana. Sfida në fjalë, është një ballafaqim i prapambetur që i takon llogarisë së javës së gjashtë të kategorisë Abissnet Superiore.

Pjesë e ekipit gjykues të duelit, Partizani-Tirana, jnë edhe asistentët anësorë të Hamitit, përfaqësuesit e  kolegjiumit të arbitrave të i Tiranës, Arbër Zalla dhe Ani Koçiaj. Ndërkohë, në sistemin VAR është caktuar tiranasi Kreshnik Barjamaj dhe AVAR, lezhjani Ridiger Çokaj(Lezhë).

I deleguar i FSHF-së në këtë sfidë është Marjus Sulejmani(Tiranë) dhe vëzhgues, Plarent Kotherja(Tiranë).

Nisur nga pozitat në tabelën e klasifikimit, me Tiranën e vendit të tretë me 13 pikë dhe Partizanin e vendit të pestë me 11 pikë, një fitore e sotme e të kuqve, bën që Partizani të këmbejë vendet me Tiranën duke i marrë vendin e tretë në renditje.

Trupa gjykuese e ndeshjes, Partizani-Tirana

Arbitër kryesor: Eldorjan Hamiti(Lezhë)

Asistent 1: Ani Koçiaj(Tiranë)

Asistent 2: Arbër Zalla(Tiranë)

Arbitër i 4: Enea Jorgji(Elbasan)

Var: Kreshnik Barjamaj(Tiranë)-Avar: Ridiger Çokaj(Lezhë)

Delegat:Marjus Sulejmani(Tiranë)-Vëzhgues:Plarent Kotherja(Tiranë)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img