Saturday, July 27, 2024

(Video) Pragndeshja, Vllaznia-Tirana Volej Femra. Zv.Trajneri Dodani: Ndeshje rivalësh, kërkojmë mbështetjen e tifozërisë shkodrane për të mbushur pallatin e sportit “Qazim Dervishi”

Lexo

Superliga e volejbollit për femra ka rezervuar ndeshjen më të rëndësishme të javës së gjashtë, atë Vllaznia-Tirana, prballje që luhet këtë fundjavë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës në orën 16:00. Dy skuadra që rivalizojnë për katërshen më të mirë finaliste të fazës Play-Off, dhe që rezultati i kësaj jave përcakton shumë në renditjen e tabelës së klasifikimit.

Skuadra kuqeblu nën drejtimin e dyshes së trajnerëve, Nora Deda dhe Ardian Dodani po punojnë fort në seancat stërvitore të kësaj jave, në mënyrë që në përballjen e së shtunës, Vllaznia të marrë rezultat pozitiv.

Teksa e vlerëson si ndeshje shumë të fortë, zv.trajneri Ardian Dodani, beson shumë tek mbështetja e lojtarit të shtatë, tifozërisë shkodrane.

Sipas teknikut Dodani, fitorja e javës së kaluar në transfertë me Teutën i ka dhënë më shumë moral skuadrës kuqeblu, e cila futet në këtë ndeshje me objektiv vetëm fitoren.

(Video) Intervista e plotë me zv.trajnerin e Vllaznisë, Ardian Dodani, në prag të ndeshjes Vllaznia-Tirana, të shtunën, ora 16:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” Shkodër.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img