5 me 2 në favor të Gallatasarajt është mbylluar ndeshjen e parë të Play Off-it, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kampionëve ku turqit sfiduan Juventusin duke e mposhtur në të gjitha drejtimet.
Sfida e luajtur në Stamboll nisi me folin e minutes së 15-të me anë të Gabriel Sara, i ndjekur nga një gol i menjëhershëm barazimi nga Koopmeiners. Holandezi shënoi sërish në minutën e 32-të, duke e bërë përkohësisht rezultatin 2-1 në pjesën e parë për bardhezinjtë.
Vendasit dolën në avantazh në pjesën e dytë: nënshkrimi i ri Lang e bëri rezultatin 2-2 në minutën e 49-të, pastaj Davidson Sanchez përmbysi gjithçka në minutën e 60-të. Shtatë minuta më vonë, loja e lojtarëve të Spallettit u bë më e ndërlikuar: Cabal mori kartonin e dytë të verdhë dhe Juve mbeti me dhjetë lojtarë.
Verdhekuqtë përfituan nga lojtari shtesë: Lang shënoi golin e tij të dytë në minutën e 74-të, pastaj Boey vulosi fitoren në minutën e 86-të me një asist nga Osimhen për ta bërë rezultatin 5-2.
Tani për Juventusin do të duhet një fitore e thellë në Torino për të përmbysur rezultatin dhe për të arritur në raundin e 16-tave.



