Inter mundi Bayern Munich 1-2 në “Allianz Arena” në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve dhe siguroi një avantazh të çmuar përpara ndeshjes së kthimit, të planifikuar për 16 prill në San Siro.
Zikaltërit vuajtën për një kohë të gjatë nga intensiteti i bavarezëve, të cilët goditën edhe shtyllën me Kane, por në minutën e 38-të zhbllokuan sfidën me një lëvizjeje perfektë, me një gjuajtje të shkëlqyer me këmbën e djathtë nga Lautaro në asistimin e Thuram.
Në pjesën e dytë, italianët u tërhoqën në gjysmën e tyre dhe u kapën në minutën e 85-të nga një goditje e Thomas Müller, por 3 minuta më vonë Frattesi riktheu epërsinë. Inzaghi gëzohet, ai tani mund të ëndërrojë.