Sunday, November 24, 2024

Liga e Kampioneve të Europës-Grupi F: Milani, fiton 2-1 në transfertë me Njukasëllin, por nuk mjafton

Lexo

E mërkura ka ulur siparin e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, teksa janë finalizuar edhe emrat e 16 skuadrave të shkojnë më tej në shortin e së hënës. Pas ndeshjeve të grupit G më herët, në mbrëmje janë luajtur të martën takimet e fundit të grupeve E, F, dhe G të Ligës së Kampioneve, të cilat kanë përcaktuar edhe dy biletat e fundit për në turin e 16-shes, si dhe skuadrat që vijojnë më tej në Ligën e Evropës. Dhe Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë përballjen më të spikatur, Njukasëll-Milan, si dhe emisionin e posaçëm të Ligës së Kampioneve. Sfida e luajtur në Stadiumin “Sent Xhejms Park” ka parë vendasit ta mbyllin pjesën e parë në epërsi, falë golit të Xhoelingtonit në minutën e 33-të.

Ajo e dyta ka parë Milanin të këmbëngulë dhe të arrijë të barazojë shifrat në 1-1 me anë të Pulishiçit në minutën e 59-të.

E teksa të dyja skuadrave kanë qenë shtyllat e portave përkatëse që u kanë mohuar golin në 25 minutat që vijuan, do të jetë Milani që do ta gjejë atë 6 minuta para fundit, pas një aksioni të bukur, të finalizuar nga Çukueze.

Përtej dy rasteve të pafalshme të shkuara dëm, Milani mund 2-1 Njukasëllin në Angli, por mbetet në vendin e 3-të të renditjes së grupit F, pasi Borusia e Dortmundit dhe Paris SG-ja kanë ndarë një barazim 1-1, që i çon të dyja skuadrat në turin e 16-shes, ndërsa italianët ngushëllohen me vazhdimin e aventurës kontinentale në Ligën e Evropës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img