Saturday, July 27, 2024

Champions League-Grupi H: Barcelona kualifikohet me humbje, Porto e ndjek

Lexo

Katalanasit janë mundur 3-2 në fushën e Royal Antwerp, por kualifikohen si të parët në grup. Porto ka fituar 5-3 në “finale” me Shakhtar

Barcelona ka arritur të kualifikohet për në fazën e 16-shes së Champions League si e para në grupin H, pavarësisht humbjes në fushën e Royal Antwerp në ditën e fundit të fazës së grupeve. Katalanasit u goditën menjëherë në këtë sfidë, me vendasit që kaluan në avantazh që në minutën e 2-të me anë të Vermeeren. Gjithsesi, pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1 pas golit të shënuar nga Torres në minutën e 35-të. Në pjesën e dytë ishin edhe njëherë vendasit që rikthyen avantazhin me anë të Janssen në minutën e 56-të, ndërsa Guiu, me golin e shënuar në minutën e 90’+2, krijoi iluzionin e një sfide të mbyllur në barazpeshë. Por në fakt, në limite, ishte Ilenikhena(90’+3) që u dha fitoren vendasve, 3-2.

Në “finale” e grupit H, atë mes Portos dhe Shakhtar, ishin portugezët që fituan të drejtën për të vazhduar më tej pas fitores 5-3. Galeno 9’ zhbllokoi sfidën duke kaluar vendasit në avantazh. Ukrainasit reaguan pa u mbyllur gjysmë ore lojë me anë të Sikan, që vendosi barazpeshën, por edhe njëherë Galeno 43’ i dërgoi portugezët në pushim me avantazhin 2-1. Në pjesën e dytë, Taremi 63’ e bëri më të besueshme fitoren e vendasve, por një autogol i Eustaquio 72’ u dha shpresë edhe njëherë miqve.

Pepe 75’ dhe Conceicao 82’ hoqën të gjitha dyshimet për tifozërinë portugeze, ndërsa goli i Eguinaldo në minutën e 88-të nuk ndryshoi asgjë në fatin e ndeshjes: Porto në 16-shen e Champions si e dyta e grupit, Shakhtar në Europa League.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img