Mbrëmja e së mërkurës ka ardhur me ballafaqime interesante në ndeshjet e Ligës së Kombeve. Ndër katër duelet e kësaj nate, më i spikaturi ishte ai në mes Belgjikës dhe Polonisë, ndeshje kjo që prodhoi plot 7 gola. 6 prej tyre ishin në portën e Polonisë dhe një në atë të Belgjikës.
Skuadra belge, e cila luante në shtëpi ka shpartalluar Poloninë e Levandovskit duke e mundur me rezultatin e thellë 6-1. Vitsel 42′, De Bryjne 59′, Trosard 73′, 80′, Dendonker 84′, Openda 90+3′, janë autorët e gjashtë golave belgë, kundrejt vetëm një të Levandovskit në të 28-tën minutë. Me këtë fitore, Belgjika ngjitet në vendin e dytë të Grupit 4, në Ligën A.
Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes së sotme, Holanda mundi në transfertë Uellsin me rezultatin 1-2 duke vijuar të kryesojë grupin 4. Një ndeshje kjo plot emocione, pasi kur holandezët ishin në kryesim 0-1 në minutën e 50-të, koha shtesë ka regjistruar dy gola për secilën skuadër. Fillimisht, vendasit barazojnë me Dejvis në minutën e 92-të, por gëzimi zgjatë vetëm dy minuta, sepse holandezët shënojnë golin e fitores në të 94-tërt minuta me autor Veghorst. Në dy ndeshjet e tjera të kësaj nate, Ukraina fiton 0-1 në transfertë ndaj Irlandës me autor të golit, Syngankov në të 48-tën minutë, ndërkohë që Skocia lukuidon Armeninë duke e mundur në shtëpi 2-0 me golat e shënuar nga Ralston dhe MekKena, përkatësisht në minutat 28-të dhe 40-të.