Rrogozhinasit kanë triumfuar në transfertë, 1-0 përballë Vikingur Reykjavik
Egnatia ka arritur të triumfojë në transfertë me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Konferencës përballë Víkingur Reykjavík. Një ndeshje ku një vëmendje të veçantë e mori portieri Dabjani, i cili ishte i pakalueshëm përballë kampionëve të Islandës.
Të besuarit e trajnerit Tetova arritën të zhblokojnë sfidën në minutën e 33-të me anë të Drame, pas një hezitimi të mbrojtjes islandeze dhe portierit Jonnson në harkimin e Fangajt.
Goli i shënuar në pjesën e parë e bëri më të lehtë për rrogozhinasit që të administronin pa pësuar deri në sinjalizimin e fundit. Një fitore që jep shpres për një kualifikim të mundshëm në turin e tretë të kompeticionit.
Ndeshja e kthimit do të luhet më 1 gusht në “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 20:00.