Liga e Konferencës-Partizani humbet në gjeorgji, e mund Iberia 1999, 2-0

Lexo

- Reklamë -spot_img

Të kuqtë janë mundur me rezultatin 2-0 nga gjeorgjianët e Iberia 1999

Partizani ka pësuar një humbje 2-0 në ndeshjen e luajtur në Mikheil Meskhi I Stadium(Tbilisi) përballë gjeorgjianëve të Iberia 1999, takim i vlefshëm për turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Gjeorgjianët u shfaqën më kërkues në minutat e para, ndërsa në minutën e 30-të portieri i të kuqve, Qirko shkaktoi një penallti. Nonikashvili 31′ nga pika e bardhë kaloi Iberia 1999 në avantazh.

Në fillim të pjesës së dytë, skuadra e drejtuar nga Orges Shehi mori një tjetër goditje ndërsa Rrapaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke e lënë skuadrën në inferioritet numerik. Pavarësisht se me një lojtar më pak, Partizani krijoi disa mundësi, por u godit në momentin më të mirë.

Cheickne 57′ dyfishoi shifrat për gjeorgjianët në një pozicion të dyshimtë jashtë loje. 2-0 për Iberia 1999, gjithçka bëhet e vështirë për Partizanin në ndeshjen e kthimit që do të luhet pas një jave.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Besëlidhja mund kryesuesen Besa dhe nis ngjitjen në tabelën e klasifikimit. Kategoria e Parë-Java e katërt

Besëlidhja-Besa 2-1(Shënues: Olamide 20', Bilali 45'/Prengaj 79') Kartonë të verdhë:Fetaj 45+1',Topallaj 46',Smaçi 49',Molla 65'/Prengaj 40',Rrena 50',Danladi 53' Besëlidhja:Molla,Topallaj,Janku,Bilali(A.Marku 71'),Alidema(Trashi 59'),Smaci(Hila 57'),Fetaj,Zabala,Shyti(Fusha...
- Advertisement -spot_img