Saturday, July 27, 2024

Liga e Konferencës/ Shtatë skuadrat shqiptare që zbresin sot në fushë

Lexo

Sot nis turi i parë në Ligën e Konferencës për edicionin e ri 2023-2024 dhe në fushë do të zbresin 7 skuadrat shqiptare duke nisur ora 17:00.

Egnatia është ajo e cila debuton për herë të parë në Europë ku sfidon Ararat-Armenia në transfertë në orën 17:00. 2 orë më vonë është Dukagjini i Kosovës, një tjetër debutues që do të presë në shtëpi FC Europa dhe Shkupi që sfdon Hegelmann në transfertë. Nga dardanët është përsëri Gjilani që në orën 19:30 sfidon luksmeburgasit e Niederkorn.

Supersfida e ditës është ajo mes Tiranës dhe Dinamo Batumi. Në orën 20:00 në ‘Air Albania’, bardheblutë presin gjeorgjianët me qëllimin e vetëm fitoren. Në të njëjtën orë luan edhe Shkëndija me Haverfordwest. Mbrëmjen e mbyllin kuqeblutë e Vllazninë që luajnë në transfertë ndaj Linfield në orën 20:45.

Ndeshjet e ditës:

Ararat – Egnatia 17:00
Dukagjini – Europa 19:00
Hegelmann – Shkupi 19:00
Niederkorn – Gjilani 19:30
Tirana – Dinamo 20:00
Shkendija – Haverfordwest 20:00
Linfield – Vllaznia 20:45

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img