Odise Roshi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në Ligën e Parë turke. Pasi shënoi tre gola në fundjavë, anësori shqiptar ka shënuar sërish me fanellën e Erzurumspor.
33-vjeçari shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij në humbjen 2-1 në shtëpi përballë Genclerbirligi.
Ky ishte goli i shtatë sezonal në kampionat për Odise Roshin me fanellën e Erzurumspor në Ligën e Parë turke.
Goli i shtatë sezonal në kampionat për Odise Roshin me fanellën e Erzurumspor në Ligën e Parë turke. I shënon edhe Genclerbirligi, por skuadra e tij humbi 2-1