Tuesday, November 26, 2024

(Video) Trajneri i kombëtares FF Armir Grima i kënaqur me barazimin 1-1 ndaj Hungarisë: Më kënaqi grinta dhe shpirti i garës së vajzave.(Liga e Kombeve)

Lexo

Barazimi 1 me 1 i regjistruar në stadiumin “Loro Boriçi” mes Shqipërisë dhe Hungarisë në kuadrin e ndeshjeve të Ligës së Kombeve është konsideruar një rezultat pozitiv për trajnerin e kombëtares së futbollit femra, Armir Grima duke pasur parasysh që jo shumë larg, Hungaria fitonte ndaj Shqipërisë në fushën tonë me shifra të thellë 6 me 0. Një gjë të tillë professor Grima e deklaroi pas ndeshjes së luajtur mbrëmjen e së premtes në stadiumin “Loro Boriçi”.

“Më shumë jam i kënaqur me atë që treguan vajzat, me shpirtin e garës, me luftën e fortë sportive, me përqendrimin në pjesën më të madhe të lojës. Kjo është ajo që më kënaq mua më shumë. Normalisht do të më kënaqte edhe fitorja më shumë, por gjithsesi është një fillim i mirë. Kishim shumë vështirësi për ta nxjerrë topin nga zona jonë. Normalisht edhe kur lodhesh nuk je i qetë. Edhe në ato situata besoj se vajzat luftuan. Kjo është e rëndësishme”, shprehet Grima pas ndeshjes.

Ndër të tjera, tekniku kuqezi analizoi momentet e vështira në lojë dhe mungesat, pasi Ezmiralda Franja dhe Mimoza Hamidi nuk ia dolën të ishin me skuadrën për arsye dëmtimesh.

“Nuk e di si mund të shkonte loja po të ishin edhe ato në formacion. Ndoshta mund të luanim më mirë, ndoshta mund të luanim më dobët. Ajo që e mban këtë ekip është grupi, është fryma. Edhe ata individë cilësorë që ne kemi janë të shkrirë mjaft mirë me grupin dhe kjo është kryesorja. A do ishte mirë të ishin? Normalisht që do të ishte shumë mirë. Edhe këtë fillim të mbarë ua dedikoj atyre dy vajzave, bashkë me Arbianën që nuk është ende gati.

E rëndësishme që të bëhen për ndeshjet e ardhshme, pasi janë një forcë akoma më shumë për ne dhe të jemi më të plotësuar për ndeshjet që na presin, që janë më të vështira. Do shohim a kemi dëmtime, të pushojmë mirë e të shohim fuqitë që kemi. Kemi disa ditë për të menduar për Irlandën. Le të rikuperojmë vajzat”, përfundoi Grima prononcimin e tij.

Të martën, Kombetarja shqiptare e vajzave do të luajë ndeshjen e dytë të grupit ndaj Irlandës së Veriut në Belfast. Kjo përballje do të zhvillohet duke nisur prej orës 20:00.

(Video) Prononcimi i trajnerit të kombëtares së femrave, Armir Grima, pas ndeshjes, Shqipëri-Hungari, 1-1)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img