Friday, May 17, 2024

(Video) Ndarja nga jeta në moshën 77 vjeçare e ish futbollistit të Vllaznisë Nuh Isufi. Veteranët e sportit, Zyhdi Çoba, Ismet Hoxha, Rauf Çanga, Ahmet Meta, Bahri Asllanaj, flasin me respekt për kolegun e tyre të sportit

Lexo

Ndarja nga jeta në moshën 77 vjeçare pas një sëmundje që e mundoi vitet e fundit, e ish futbollistit të Vllaznisë, Nuh Isufi ka qënë padyshim një lajm i hidhur për futbollin shkodran, të cilit Nuhi i përkiste që në moshë të re.

Jo vetëm për futbollin shkodran ku ai luajti me sukses në vitet 60-70-të përkrah emrave të njohur të Vllaznisë së tyre viteve, si Ismet Hoxha, Menduh Dedja, Frederik Çapaliku, Medin Zhega, Ramazan Rragami, Ahmet Meta por ndarja nga jeta e Nuh Isufit është përjetuar me hidhërim edhe në Kuçovë, atje ku dha një kontribut të madh me ekipin e Naftëtarit.

Por Nuhi nuk i përkiste vetëm sportit, sepse si një inxhinier i mirëfilltë dhe drejtues aso kohe edhe i disa ndërmarrjeve të qytetit të Shkodrës, fitoi respektin dhe admirimin e mbarë komunitetit të qytetit verior e më gjërë.

Ndaj me të drejtë, në ditën e sotme të ceremonisë së përcjelljes për në banesën e fundit, respekti ndaj kësaj figure ishte i madh nga prania e komunitetit shkodran.

Dhe, natyrisht mes tyre ishin edhe njerëzit e sportit, një pjesë e atyre me të cilët ka luajtur futboll me Vllazninë, si Ismet Hoxha, Rauf Çanga, Ahmet Meta, mjeku sportiv Zyhdi Çoba, ish drejtuesi i sportit në Shkodër Bahri Asllanaj i ardhur këto ditë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ai jeton prej vitesh.

Në prononcimet e tyre për Veriu Sport, ato vunë në dukje vlerat që Nuh Isufi zotëronte si futbollist, sidomos në aspektin teknik ku ish trajneri i asaj kohe Xhevdet Xhaqiri e pëlqente shumë duke i besuar edhe rolin e titullarit në fushën e lojës.

Respekti ndaj kësaj figure futbollistike u shpreh zyrtarisht edhe nga Klubi i Futbollit Vllaznia, ku krahas ngushëllimit publik në faqen zyrtar të KF Vllaznia, ka qënë drejtori sportive Elvis Plori së bashku me mjekun sportiv të klubit, Zyhdi Çoba, të cilët kishjin përgatitur një kurorë në nderin të ish futbollistit Nuh Isufi.

Me dhimbjen e familjes Isufi dhe miqve të tyre, bashkohet edhe portal Veriu Sport, duke përcjellë ngushëllimet e sinqerta për humbjen nga jeta të ish futbollistit, të qytetarit dhe prindit model, Nuh Isufi.

Pushofsh në paqe, Nuh Isufi, i përjetshëm qoftë kujtimi yt!

(Video) Pamje nga ceremonia mortore e ndarjes nga jeta të ish futbollistit të Vllanzisë, Nuh Isufi. Si dhe prononcimet e mjekut sportiv Zyhdi Çoba, is drejtuesit të sportit në Shkodër, Bahri Asllanaj, dhe kolegëve të fushës së lojës Ismet Hoxha, Rauf Çanga, Ahmet meta.

Gaspër MARKU, Shkodër, 23 shtator 2023

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img