Monday, November 25, 2024

Lojërat e Solidaritetit Islamik, Shqipëria përfaqësohet me 13 sportistë

Lexo

13 sportistë shqiptarë të shoqëruar nga trajnerët e tyre si dhe stafi shoqërues i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, janë pjesë e Lojërave të Solidaritetit Islamik, aktivitet ky që po zhvillohet në Konia të Turqisë nga 8 deri më 18 gusht 2022.

Një edicion që në fakt do të duhet të ishte bërë vitin e kaluar, por për shkak të Pandemisë Covid-19 u shty për gati dy vite. Përfaqësuesit e Shqipërisë në Konia janë Elisa Myrtollari (Atletikë), Brikel Barçi dhe Mikel Demiri (Çiklizëm), Abdullah Backa (Karate), Zelimkan Abakarov dhe Islam Dudaev (Mundje), Davit Elezi dhe Sofian Sereg (Not), Kejdi Kalaja (Pingpong), Enisa Shabaj dhe Orseld Shkalla (Taekuondo, Erson Ramaj dhe Amanda Lika (Xhudo).

Dhe i pari që nga ngritur siparin e konkurrimit të Shqipërisë në këto lojëra ishte pingpongisti i Tiranës, Kejdi Kalaja, që stërvitet nga Jonuz Tufa. Me një fitore dhe një humbje ai u rendit mes 16 më të mirëve mes 45 konkurrentësh. Pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë, Kalaja nuk mundi të përballonte kundërshtarin iranian në raundin tjetër. Tanimë priten të konkurrojnë dhe të tjerët, ndërsa shpresa për medalje mbetet tek mundësit Abakarov dhe Dudaev në stilin e lirë përkatësisht në peshat 61 dhe 65 kilogram. I pari kampion Mesdheu në Oran dhe i dyti medalist i bronztë në të njëjtin aktivitet.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img