Monday, April 29, 2024

(Video) Vllaznia e volejbollit femra në “top formë”. Presidenti Zekja “blindon” skuadrën. Mbërrin bjellorusja, Hanna Kneiazeva, trajneri Lisha, i kënaqur me përgatitjet, pritet edhe një tjetër bjelloruse dhe një ruse

Lexo

Vllaznia në volejboll për femra, është ndër skuadrat e klubit kuqeblu që edhe në periudhën e nxehtë të verës është parë të stërvitet rregullisht. Nën drejtimin e trajnerit të parë Besnik Lisha dhe kolegut të tij Gledis Dibra(Lloshi), volejbollistet shkodrane kanë marrë ngarkesat e duhura.

Ndërkohë, premtimet e presidentit Florian Zekja për përforcimin e skuadrës me element cilësor nga jashtë kanë filluar të bëhen realitet. Hanna Kneiazeva, që vjen nga Bjellorusia është e para që ka mbërritur në gjirin e skuadrës kuqeblu duke filluar menjëherë përgatitjet me Vllazninë. Detaje më të shumta rreth përgatitjeve dhe merkatos kuqeblu, jep në prononcimin e tij për mediat, trajneri Besnik Lisha.

Pas një sinjali pozitiv në sezonin e kaluar, kampionati i sivjetëm në volejboll femra e gjen Vllazninë në pozita edhe më të forta. Lëvizjet e bëra nga presidenti Florian Zekja duke afruar trajnerin me përvojë Besnik Lisha, si dhe futja në merkato e bëjnë Vllazninë që të jetë një nga skuadrat pretendente për titull.

Krahas afrimeve, tek Vllaznia ka pasur edhe largime, siç është rasti i liberos kryesore Stela Kiri, por që sipas Lishës, në skuadër është e reja e talentuar Laura Ballçiti, e cila pritet ta zëvendësojë në mënyrën më të mire atë.

Më gjërësisht rreth Vllaznisë në volejboll për femra ndiqni intervisten e trajnerit kuqeblu, Besnik Lisha, dhënë për Veriu Sport.

(Video: Trajneri i Vllaznisë, Besnik Lisha, flet rreth përgatitjeve të skuadrës kuqeblu për sezonin e ri sportiv)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img