Friday, April 19, 2024

Tuzianët e Deçiçit kryesojnë kampionatin malazez, shkodrani Erjon Vucaj golashënues. Ardian Gjokaj, emërohet Drejtorit Sportiv i klubit

Lexo

Tuzianët e Deçiçit i kanë bërë një nisje super pozitive sezonit të ri sportiv, ku në tre javët e para të kampionatit janë kryesues me pikë të plota.

Fitorja e fundit, është ajo e realizuar në derbin me Buduçnostin, sfidë kjo e mbyllur me rezultatin 2-0 në favor të skuadrës tuziane, pjesë e së cilës është edhe shkodrani Erion Vucaj. Madje, ky i fundit, Vucaj ishte autor i golit që vulosi fitoren pas atij të shënuar më herët nga kolegu i tij Skendoviç. Fitore kjo e treta radhazi për Deçiqin duke bërë që tuzianët të kryesojnë me pikë të plota  kampionatin  e  Superligës malazeze.

Një sukses ky i merituar, i cili përpos futbollistëve dhe stafit teknik, merita shkon edhe për presidentin, Pal Dreshaj, i cili edhe pse në nnjë kohë të shkurtër në udhëheqje të klubit, ka bërë që për të dytin vit me radhë Deçiq të jetë lidër i kampionatit.

Një tjetër lajm pozitiv që ka të bëjë me skuadrën e Deçiçit, është edhe emërimi në postin e drejtorit sportiv të Ardian Gjokaj. Një emër ky shumë i njohur për mjedisin sportiv tuzian dhe më tej, i cili pas një karriere shumë të pasur me disa skuadra malazeze dhe jashtë Malit të Zi, rikthehet në vendlindjen e tij të Tuzit për të kotribuar me përvojën e tij në arritjen e rezultateve pozitive.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img