Xhudistja kosovare mposhti japonezen, Tsukasa Yoshida. Në finale do të ndeshet me njërën mes Xhesika Klimkait dhe Sara Leon Sisike
Kosova ka arritur të sigurojë medaljen e dytë në Lojërat Olimpike, Tokio 2002. Pas Distria Krasniqi, e cila mori të artën, tanië shtë radha e Nora Gjakovës që të ngjitet në podium. Xhudistja kosovare ka arritur të shkojë në finale pasi mundi japonezen, Tsukasa Yoshidan në gjysmëfinale. Ishte një ndeshje e luftuar e cila u vendos në shtesë, me suksesin e Nora Gjakovës, e cila për të mbërritur deri këtu kishte mposhtur më parë holandezen Sanne Verhagen e më pas sllovenen Kaja Kajzer, në kategorinë deri në 57 kilogram.