Saturday, July 27, 2024

Shkodrani, Enis Çokaj shënon në kampionatin kroat për Lokomotivën e Zagrebit

Lexo

Java që shkoi ka qënë shumë pozitive për futbolistët shqiptarë që luajnë jashtë vendit. Një ri prej tyre është edhe shkodrani Enis Çokaj. 22-vjeçari që pjesë edhe e kuqezinjëve luan për Lokomotivën e Zagrebit dhe në sfidën e radhës kundër Slaven Belupos ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 22-të duke goditur saktë me kokë pas një harkimi të dhënë nga kolegët e tij. Goli në fjalë ndikoi në fitoren e skuadrës së Lokomotivës me rezultatin 2 me 1, ndërkohë që krahas golit, Çokaj luajti titullar për 90 minuta duke qënë ndër më të mirët në fushën e lojës.

Çokaj, që fillimet i ka pasur tek skuadra e Veleçikut të Koplikut po kalon një formë shumë të mirë sportive dhe komentet mediatike kroate bëjnë të ditur se ai ka qenë protagonist dhe javën e kaluar në ndeshjen hapëse të sezonit, duke dhënë 2 asiste në barazimin 2-2 ndaj Dinamos së Zagrebit. Ky është sezoni i tretë i mesfushorit e Kombëtares shqiptare me klubin e kroatëve duke u kthyer në një nga shtyllat e ekipit. Një nisje që premton shumë për futbollistin shqiptar, i cili po tregon rritje të vazhdueshme dhe konstante.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img