Peshëngritësi shkodran, Erkand Qerimaj nën kujdesinj e trajnerit të tij personal, Zef Kovaçi, është ngjitur në pedanëne Lojërave Olimpike “Tokio 2020” mëngjeësin e sotëm duke bërë një përfaqësim shumë të mirë.
“Gara ime në kategorinë -81kg në “Tokyo 2020” u përmbyll me një rezultat 338 kg në total, duke shënuar vendin e parë në Baterinë “B”. Një peshë me total 8 kg më të larte se rezultati i dhënë në stervitje. Shkëputja mori rezultatin më të mirë nga unë, dhe shtytja gjithashtu ishte beteje ku dhashë gjithçka në këto rrethana. Tani do të presim rezultatet e baterisë “A” për të mësuar renditjen përfundimtare në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Faleminderit shumë të gjithëve për përkrahjen dhe që keni vënë orën për zgjim në 05:00 të mengjesit për Shqipërinë. Nëse, në këtë garë kam garuar me shpirt luani, jam i nderuar të kemi realizuar një rezultat luanësh për rezultat të denjë lartësie shqiponjash.”, shkruan menjëherë pas garës, kampioni i shtangës shqiptare, i cili me rezultatet e arritur shprehet i kënaqur nga përformanca e tij në garë.
Më tej, në faqen zyrtare të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar(KOKSH) bëhet e ditur se për të ndjekur konkurimin e Erkand Qerimajn ka mbërritur në Tokio, edhe kryebashkiaku iTirtanës, Erion Veliaj.
…”Kampioni Erkand Qerimaj, sot gjatë garës kishte edhe mbështetjen e #teamAlbania me në krye @erionveliaj që udhëtoi enkas për këto gara. Kryetari i Bashkisë Tiranë u shoqërua nga Presidenti i KOKSH Z.FidelYlli dhe Sekretari Përgjithshëm @stavribello, Shefi i Misionit dhe anëtarë të tjerë të delegacionit Olimpik shqiptar.”, shkruhet në statusin e KOKSH-it.