Thursday, April 25, 2024

Lojërat Olimpike “Tokio 2020”-Shkodrani, Erkand Qerimaj garon mëngjesin e së shtunës, ora 05.00

Lexo

Shkodrani, Erkand Qerimaj duket mjaft optimist për konkurimin në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Së bashku me trajnerin e tij personal, Zef Kovaçi ato kanë ditë të tëra që sterviten, ku përpos Shqipërisë kanë vijuar me të njëjitn ritëm edhe gjatë ditëve të para të qëndrimit në Tokio.

Qerimaj është gati për pedanë, dhe pak orë përpara garës zyrtare, ai ka ndarë me miqtë e itj të rrjetit social FB edhe emocionet e kësaj praggare.

 “Në oren 05:00am të mëngjesit me orën e Shqipërisë, duke gdhire datat 31 Korrik 2021, dhe mesdite me orën e Tokios, do të ngjitem në pedanë. Eshtë nder të përfaqësosh ngjyrat e flamurit Shqiptar në këtë histori jete, dhe kam nderin e privilegjin të përfaqësoj në këtë moment jete, garën dhe synimet tona për objektivat, me trainerin Legjendar Zef Kovaçi. Dua të nderoj dinjitetin në kombin, dhe kjo do të thotë të jap më të mirën time. Faleminderit për përkrahjen në të gjithë rrugëtimin e jetes!”, shkruan në postimin e tij privat, kampioni kuqezi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img