Thursday, April 25, 2024

Merkato-Vllaznia përforcohet me mbrojtësin senegalez, Fallou Diagne

Lexo

Kuqeblutë nuk dijnë të ndalen në merkato. Një ditë më parë zyrtarizuan kontratën dy vjeçare me sulmuesin kroat Ante Aralica, ndërkohë që sot, bënë një gjë të tillë me mbrojtësin senegalez, Fallou Diagne.

Në njoftimin e bërë për mediat, KF Vllaznia bën të ditur se mbrojtësi senegelaz me nënshtetësi franceze ka firmosur një kontratë me klubin tonë dhe do të jetë pjesë e tij për sezonin e ardhshëm futbollistik.

“Ne shpresojmë që përvoja e jashtëzakonshme që ai ka fituar gjatë karrierës së tij, të vihet në shërbim të skuadrës tonë, për arritjen e objektivave që ajo do të ketë në sezonin e ri. Mirë se erdhe Fallou Diagne! Ëelcome Fallou Diagne!”, thuhet në deklaratën në fjalë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img