Notarja shqiptare Nikol Merizaj, pjesë e delegacionit sportiv shqiptar në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” ka përfunduar garën e 50 m stil i lirë, e treta në baterine e saj me kohen 26.21 duke vendosur kështu rekord kombëtar në këtë disiplinë. Ky rezultat e rendit Nikol ne vendin e 42 nga 80 notare pjeësemarrese, qe per fat te keq nuk ishte pjese e 16-shes se kualifikuar ne finale.
Paraqitja e Nikol Merizajt në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, është konsideruar nga drejtuesit si një paraqitje jashtëzakonisht e mirë e të paktën për kushtet e notit shqiptar. Rekord kombëtar në 50 metra stil i lirë, vendi i tretë në baterinë e tretë kualifikuese e mbi të gjitha e 42-ta në renditje mes 83 konkurrentëve që ishin në 11 bateritë kualifikuese të 50 metrave stil i lirë.
Nikol Merizaj, ka përmirësuar rekordin që mbante vetë në 50 metra stil i lirë, i cili ishte 26”49 dhe thyer në Kampionatin e hapur në Greqi më 9-12 qershor 2021. Kështu mbyllet pjesëmarrja e Nikol Merizaj, së paku lë një shenjë me rekordin e ri kombëtar në 50 metra stil i lirë duke qenë brenda objektivave të vendosura më parë nga Federata Shqiptare e Notit. Kjo ishte pjesëmarrja e dytë e Merizajt në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.