Kampioni dhe rekormeni i atletikës shqiptare, por edhe kampioni i Europës në kërcim së gjati, shkodrani Izmir Smajlaj ka qënë i pafat në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Ndonëse ka punuar shumë në proçesin stervitor me trajnerin e tij, Gjergj Ruli, dhe premisat ishin për një rezultat pozitiv, ai ka mbetur jashtë finales së kërcimit së gjati në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. I gjendur në baterinë A, Smajlaj e ka nisur garën me 7.81 metra. Në kërcimin e dytë 7.86 metra dhe në të tretin faull, ndërsa kufiri për të kaluar në finale ishte 8.15 metra, teksa kualifikoheshin 12 konkurrentë. Përfundimisht i nënti në baterinë A, por i tetëmbëdhjeti në renditjen përfundimtare prej 32 konkurrentësh.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar(KOKSH)
Përfaqësimin e Izmir Smajlajt në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar(KOKSH), e përmbledh në postimin e bërë në faqen zyrtare të këtij institicioni.
“Atleti shqiptar @izmirsmajlaj ka perfunduar garen e kercimit se gjati ne Lojerat Olimpike “Tokyo 2020”
Me dy prova dhe nje faull, Smajlaj ka kercyer 7,86m, rezultat ky qe e rendit ne vendin e 9 ne grupin A.
Ne renditjen e pergjithshme atleti shqiptar u rendit ne vendin e 18 nga 32 atlete, ku per fat te keq nuk mund te kualifikohet me tej ne finale.
Gjithsesi i urojme Izmirit shume suksese ne gara te tjera.
#athletics #longjump #men #olympics #tokyo2020 #teamAlbania #izmirsmajlaj”.
Komenti i vetë Smajlajt pas garës
…..”Dhe keshtu mbyllet sezoni 2021 me rrugetimin tim ne Olimpiaden e Tokyo 2020’ me nje rezultat 7.86m larg synimit qe kisha, por ne nje pozicion te mire ne rang nderkombetar me kercyesit me te mire te botes!
Ky vit teper i ngarkuar, por i bukur, ku perfundoj me 5 medalje te arta, 1 argjend dhe nje rekord te ri kombetar prej 8.16m.
Jam tejet falenderues ndaj familjes sime per mbeshtetjen e durimin, trajnerit tim z. Gjergj Ruli per vullnetin e mesimin e cdo dite, klubit ku jam perfaqesues Klubi Sportiv Tirana e Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH) qe jane ne cdo hap timin si sportist elitar, si dhe Bashkia Tiranë e Erion Veliaj qe eshte bere krah per sportin e bukur te atletikes!
Ju falenderoj Ju miqte e mi qe jeni suport kaq i madh ne sportin tim te kercimit se gjati.
Qe te gjithe JU me jepni force e shtyse qe te arrij rezultate me te mira vit pas viti!
Faleminderit e do ri-shihemi serisht ne piste”, shkruan Smajlaj në komentin e tij të postuar në rrjetin social FB.