Thursday, May 2, 2024

Lojërat Olimpike “Tokio 2020”-Rekord të infektuarish në Tokio: mbi 4 mijë në 24 orë

Lexo

Pas javës së parë të Lojërave, pandemia vazhdon të përparojë: sot janë regjistruar të infektuar të rinj, me një ritëm shumë shqetësues.

Rekord i infeksioneve në kryeqytetin japonez që pret Olimpiadën. Në 24 orët e fundit ka pasur një kulm pozitiviteti, i cili ka arritur shifrën e 4,058 rasteve të reja të Covid. Në Lojëra, atletët i nënshtrohen testeve të përditshme dhe sot, të shtunën më 31 Korrik, 21 persona rezultuan pozitivë, edhe nëse asnjë prej tyre nuk është atlet.

Deri më tani, 241 persona kanë qenë pozitivë në Lojëra, përfshirë 23 atletë. Deri më tani, Japonia ka regjistruar gjithsej mbi 15 mijë vdekje të lidhura me Covid-19. Regjistrimet ditore u arritën edhe sot në prefekturat Saitama, Chiba dhe Kanagaëa, pranë Tokios.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img