(Video)Miqësoret e kombëtares me Italinë dhe Armeninë, tekniku Reja në konferencë shtypi

Lexo

Shqipëria U-16 fiton miqësoren e parë me Malin e Zi U-16 në Podgoricë

Mali i Zi U16 – Shqipëri U16          0-1(Shënues: Nuredini 64’)Formacioni i Shqipërisë: Leonard Kolgecaj, Davide Avdullari, Enea Elmazi, Murselo Dervishi,...

(Video) Vllaznia humb në shtesë Superkupën e Shqipërisë. Kuqeblutë tashmë të përqëndruar tek kampionati, presin të hënën Egnatian në “Loro Boriçi”

 Ashtu siç pritej, Superkupa e Shqipërisë ka dhuruar emocione pa fund. Tirana kampione e Shqipërisë dhe Vllaznia fituese e...

Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja ka dalë sot në një konferencë për median, ku ka folur për listën e lojtarëve të ftuar për miqësoret me Italinë dhe Armeninë, si edhe për objektivat që kuqezinjtë do të kenë në këto dy sfida.

Veçanërisht tekniku italian u ndal gjatë te ndeshja me Italinë që për të do të jetë sfidë e veçantë, emocionuese dhe një motiv krenarie. Reja thotë se uron që të ketë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe ka shpjeguar situatën me dëmtimet, por edhe me lojtarët të cilët mungojnë pasi nuk janë lejuar nga klubet që të bashkohen me kombëtaren.

Sa i përket lojtarëve të kampionati “Abissnet Superiore”, trajneri kuqezi vlerëson katër lojtarët e ftuar, teksa shton se ka edhe lojtarë të tjerë, të cilët ishin në dy miqësoret e fundit e të cilët mund të jenë pjesë e Kombëtares edhe në të ardhmen.

Emocionet e miqësores me Italinë – “Ndeshja ndaj Italisë sigurisht që do të jetë shumë emocionuese për mua dhe Shqipërinë. Unë kam kaluar të gjithë karrierën dhe jemi time në Itali, është e qartë që ky është një motiv kënaqësie dhe krenarie të luash kundër Italisë. Do të provoj emocione të mëdha dhe të bukura, kur të hyj në fushë dhe do të dëgjoj dy himnet bashkë. Është diçka normale dhe e bukur për dikë si unë me moshën që kam pasi kam punuar gjatë me skuadrat italiane.

Pas eliminimit të Italisë nga Botërori, mora vesh nga media që ata po kërkonin kundërshtarë për të luajtur në miqësore. Telefonova menjëherë Presidentin Duka dhe i thashë që të tentojmë të parët që të organizonim një miqësore me ta dhe pasi negociuam gjithçka shkoi mirë dhe Italia pranoi të luante me Shqipërinë. Kuptohet edhe për Shqipërinë është motiv krenarie të presë Italia”.

Lojtarë të tjerë të Superiores për të ardhmen? – “Ka edhe të tjerë lojtarë nga kampionati shqiptar që meritojnë shansin për të qenë në Kombëtare përveç këtyre që kam ftuar. Nuk munda t’i grumbulloj të gjithë, sepse projekti im është që të vijë më shpesh në Shqipëri për të monitoruar lojtarët, por sigurisht nëse klubet më japin leje do të doja të bëjë disa seanca stërvitore me 23-24 lojtarë, nga ata që janë në moshë të re. Do të doja të përfshija në mënyrë konstante 2, 3 ose 4 lojtarë nga kampionati edhe në ndeshje zyrtare. Jo vetëm këta që janë në listë, por edhe të tjerët që luajtën në dy miqësoret e fundit kanë treguar se janë të vlefshme për Kombëtaren. Është e qartë që ritmi është i ndryshëm, ngarkesa në stërvitje ka qenë pak e madhe pasi koha në dispozicion ishte e vogël. Druhesha se nuk do të ishin në gjendje të mirë fizike ndaj Katarit, por ishin të jashtëzakonshëm që të gjithë. Ishin energjikë, kishin stimujt e duhur në fushë, por bënë një paraqitje të mirë dhe me Katarin nuk meritonim të humbisnim. Kishim disa mundësi për gola dhe një penallti neto që na u mohua nga gjyqtari, e njëjta gjë na ndodhi edhe në miqësoren me Arabinë Saudite. Do të doja të merrnim një rezultat më të mirë ndaj Katarit, që tregoi se ishte një skuadër më e fortë se Arabia Saudite. Kemi prodhuar futboll të bukur dhe kishim agresivitetin e duhur në fushë nga të gjithë lojtarët. Janë edhe 3-4 lojtarë të tjerë ndaj të cilëve kam krijuar ndjesi pozitive dhe do të kem mundësi t’i shoh sërish mbase deri në mars për të krijuar skuadrën e duhur”.

A do luajnë me Italinë? – “Nëse i kam ftuar do të thotë që sigurisht që kam besim tek ata. Të gjithë kanë shanse të njëjta për të luajtur ndaj Italisë. Kam shumë lojtarë që luajnë edhe sot me klubet dhe duhet të shohim të hënën dhe të martën kur të vijnë se në ç’gjendje janë. Unë duhet të marr 2 lojtarë për një rol, nëse ka probleme fizike për njërin atëherë do të luajë tjetri. Jam i bindur që edhe lojtarët e kampionatit shqiptar janë në gjendje të luajnë ndaj Italisë, madje edhe për 90 minuta me intensitet të lartë dhe këtë ma kanë treguar në dy ndeshjet e fundit. Jam i qetë në këtë aspekt, emocionet do të jenë pak më të mëdha këtë herë, por kjo është pjesë e lojës dhe do të mësohen.

A ka risi për çështjen e kontratës? – “Duhet të përfundojmë këto dy ndeshje dhe më pas do të kemi mundësi të vlerësojmë situatën dhe do të gjejmë kohën për t’u takuar dhe për të folur me qetësi. Me Presidentin Duka kemi një raport shumë të mirë dhe respekti reciprok dhe do të flasim për atë që është më e mira për Shqipërinë, kjo ka më shumë rëndësi përtej thjesht faktit nëse është një trajner apo një tjetër. Nëse do të jetë mundësia që të vazhdoj, do të jem shumë i kënaqur, pra unë jam i gatshëm në këtë sens, por nuk jam unë Presidenti i FSHF-së dhe do të vendosë ai ose do të vendosim bashkë për të mirën e Shqipërisë.

Rezultati për miqësoren me Italinë? – “Mançinin e njoh mirë, ai nuk do vijë këtu për shëtitje dhe me siguri do të provojë ndonjë lojtar të ri, por edhe ai duhet të ketë në konsideratë gjendjen e lojtarëve që luajnë këtë fundjavë në Serie A. Patjetër, Italia është një skuadër e frikshme, i dimë vlerat e tyre, por mua më intereson që Shqipëria të zhvillojë një ndeshje të mirë dhe të jetë në lartësinë e duhur. Rezultati varet nga lojtarët që do zbresin në fushën e lojës, do të më pëlqente një barazim 2-2 apo 3-3, por nuk varet nga unë. Do të jetë një ndeshje me shumë motivim brenda, për mendimin tim Mançini do provojë disa lojtarë të rinj, të cilët nuk kanë pasur shumë hapësira në të kaluarën dhe fakti që luajnë dy ndeshje miqësore brenda tre ditësh bën që ai të menaxhojë forcat edhe për sfidën me Austrinë. Do të shohë lojtarët që janë më mirë fizikisht, ashtu siç do të bëj edhe unë”.

Cilat janë vlerat e dy miqësoreve? – “Këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme, nuk kam mundësi t’i shoh shpesh lojtarët sepse kur vijnë kemi gjithmonë pak kohë në dispozicion dhe në ndeshje të tilla i vlerësojë më mirë. Më vjen keq që kemi shumë dëmtime, kam një listë të gjatë këtu. Balliu ka pak probleme dhe mbetet t’u vendosur. Dërrmaku, Gjasula, Manaj, Çekiçi, Veseli e Strakosha janë të dëmtuar. Më pas ka probleme edhe klubet, që nuk i lënë lojtarët të lirë. Është Balaj, Cikalleshi apo Uzuni, që ka ndeshje dhe është në pikëpyetje, dhe nuk i lënë. Ajetin gjithashtu nuk vjen dot, për Gjimshitin nuk e dimë ende nëse na e lë Atalanta, pasi sapo është rikuperuar dhe klubi ka i druhet ndonjë dëmtimi. Janë lojtarë të rëndësishëm, mbi të gjitha për të luajtur me Italinë. Do të doja të hidhja në fushë një ekip me lojtarë ekspertë në ndeshje ndërkombëtare. Duhet të bëj llogaritë sot në darkë pasi të kenë mbaruar ndeshjet dhe pasta do të nxjerr konkluzionet. Jam i sigurt se lojtarët që do të jenë të gahstëm do të japin maksimumin, edhe ata që vijë nga kampionati shqiptar. Kemi Hadrojn, Bitrin, Gurishtën apo edhe Abazajn, të cilët do të jenë në stol dhe te të cilët mund të mbështetem nëse do të kem nevojë”.

(Video) Trajneri Edi Reja, flet në konferencë shtypi për prag dy miqësoret me Italinë dhe Armeninë)

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -