Thursday, April 25, 2024

Lule dhe libër për Vllazninë, Onesa 6 vjeçare befason kuqeblutë në dhomat e zhveshjes

Lexo

I ati, gazetari i mirëhjohur shkodran Senad Nikshiqi njihet si një ndër zërat kritikë të Vllaznisë, natyrisht kur temat janë të atilla, por kjo nuk e ka penguar vajzën e tij të vogël, Onesen 6 vjeçare të përcjellë surprizën e radhës në kampin kuqeblu. Patjetër, e trajnuar edhe nga mami Merisa Gjoni(Nikshiqi), edhe kjo gazetare me emër në RTSH Shkodra, Onesa, e shoqëruar nga babi Senadi, është shfaqur mesditen e sotme në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” dhe drejtpërdrejt në dhomat e zhveshjes së kuqeblu.

Zakonisht, vizitat në dhomat e zhveshjes, futbollistët dhe stafi i tyre janë mësuar t’i kenë nga drejtuesit e klubit, apo edhe të Bashkisë, por kur kanë parë Onesen e mbështjellë me shallin e Vllaznisë në qafë, si dhe me një libër të historisë dhe traditës së qytetit verior në sport dhe kulturë, por edhe me tufa me lule, duartrokitjet në adresë të vogëlushes nga pjesëtarët e Vllaznisë kanë qënë të shumta.

Veprimi në fjalë ka marrë vemendjen e duhur edhe nga drejtuesit e klubit kuqeblu, të cilët nuk kanë nguruar ta ndajnë edhe me publikun iniciativën e kësaj vogëlusheje që konsiderohet si një ogur i mbarë për ecurinë e skuadrës kuqeblu drejt fitimit të titullit kampion.

SURPRIZA E BUKUR E ONESËS…

Onesa 6 vjeçare i ka bërë një suprizë të bukur sot ekipit të Vllaznisë. Ajo i ka dhuruar trajnerit Thomas Brdariç një libër në lidhje me historinë e Shkodrës në shenjë respekti për punën që po bën për këtë skuadër.

U ka dhuruar të gjithë futbollistëve nga një lule për kënaqësinë që po i jep asaj por edhe gjithë Shkodrës.

Bravo Onesa Nikshiqi, tifozja e vogël kuqeblu!”, shkruhet në faqen zyrtare të Klubit të Futbollit Vllaznia!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img