Wednesday, November 27, 2024

Maks Verstapen fitues i Çmimit të Madh të Belgjikës. Trofeu i tetë radhazi për pilotin e talentuar!

Lexo

Të dielën pasdite është zhvilluar gara e Çmimit të Madh të Belgjikës, që është edhe gara e 13-të e Botërorit të këtij sezoni dhe e fundit para atyre të quhen si pushimet verore në Formula 1. Pista interesante e Spa-Frankorshampsit ka qenë arena e kësaj fundjave, aty ku, siç ndodh zakonisht, moti ka patur kapriçot e veta, duke nisur të premten me provat zyrtare, dhe duke vijuar edhe të shtunën, me garën e “Sprintit”. Ndërkaq, moti ka qenë më bujar të dielën me garën e madhe, e cila, ka premtuar në nisje të saj, por ka vijuar të ketë të njëjtin përfundim, sikundër edhe garat e tjera të këti sezoni.

Ndonëse vendosi kohën më të shpejtë në provat zyrtare të së premtes, duke vijuar të triumfojë edhe të shtunën në garën e “Sprintit, Maks Verstapeni është detyruar të kënaqej me nisjen nga vendi i 6-të, për shkak të ndëshkimit si rrjedhojë e ndërrimit të kutisë së marsheve. E teksa të dielën në rreshtin e parë u nisen Sharl Lëklerk i “Ferrari”-t dhe Serxhio Perezi i “Red Bull”-it, ky i fundit ka marrë menjëherë kryesimin, por Karlos Sainz dhe Oskar Piastri u përplasën me njëri-tjetrin, duke e braktisur eventualisht garën.

Ndërkaq, Maks Verstapen pati nevojë për vetëm 17 xhiro për të marrë kryesimin, duke mos e lëshuar atë deri në fund, duke korrur fitoren e tij të 8-të radhazi dhe të 12-tën radhazi për skuadrën e “Red Bull”-it që vendos kështu një rekord të ri në Formula 1. Podiumin në Belgjikë e plotësoi Serxhio Perez dhe Sharl Lëklerk.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img