Saturday, July 27, 2024

Tirana-Besiktas në “Air Albania”, priten tifozë të shumtë

Lexo

Tirana do të ndeshet më 3 gusht me gjigantin turk të Besiktasit në sfidën e kthimit të turit të dytë kualifikues në Conference League. Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 3-1 dhe bardheblutë do të provojnë të bëjnë mrekullinë në “Air Albania”.

Klubi i Tiranës ka bërë edhe një njoftimi të rëndësishëm për tifozët. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ata kanë bërë me dije se në treg kanë dalë biletat për sfidën e 3 gushtit, që do të startojë në orën 20:00.

“KF Tirana kërkon të nënvizojë se biletat mund t’i siguroni online si edhe fizikisht në pikën e shitjes në biletarinë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Gjithëashtu nga data 01.08.2023 – 03.08.2023 në pikën e shitjes në biletarinë në stadiumin “Air Albania”.

Jo vetëm shqiptarë, por edhe ata turq që jetojnë në Shqipëri duan të ndjekin nga afër një skuadër nga vendi i tyre. Mirëpo, pritet të vijnë tifozë edhe nga Kosova. Një pakicë turke në Prizren e cila është e dedikuar në mbështetje të Besiktasit ka njoftuar anëtarët e saj për organizimin e ndeshjes\

“Tirana vs. Beşiktaş lajmërim për organizimin

Çmimi i biletës + autobusit është 35€, vetëm biletës 25€ ( pagesa e anëtarësimit është 10€)

Përparësi do të kenë anëtarët e shoqatës dhe shitja do të bëhet në shoqatë. Anëtarët që dëshirojnë të blejnë biletë duhet të vinë ne shoqatë në orën e caktuar(20:00-22-00) dhe në ditën e caktuar (të dielën-të martën)

Ata që vijnë për të blerë biletë duhet të kenë kartelën e anëtarësisë për vitin 2023. Biletat vetem ne shoqate me para te gatshme do te shiten. Nuk do te pranohen rezervmimet me telefon. Anetaret qe do te vine me femi te gjitha pergjegjesit i bartin vete. Per çdo lloje komplikimi shoqata nuk mban pergjegjesi. Askush ner moshen 18 vjeqare nuk mundet me ardh pa prind”, shkruan tifogrupi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img