Sunday, September 8, 2024

Martini: “Ekipi i Teutës është në rritje. Bëj më të mirën e mundshme kudo që jam, i uroj suksese Vllaznisë”

Lexo

Durrsakët e drejtuar nga Edi Martini arritën të merrnin një 3 pikësh mjaft të vlefshëm përballë kryesuesve të kampionatit, Egnatias. Pas ndeshjes Martini u shpreh për MCN TV:

“Kemi shumë gjëra për të rregulluar, koha ka qenë e paktë. Jam i kënaqur për rezultatin dhe fitoren.

Gjata ka ardhur vonë dhe nuk e ka gjendjen fizike si duhet. Sulmues të deklaruar tjetër kam një 19-vjeçar që ende nuk është gati. E vuajmë pjesën e sulmit. Këto janë mundësitë tona për momentin. Kemi shumë gjëra për të rregulluar, nga ana taktike dhe fizike.

Unë e kam gjetur edhe vjet kështu dhe arritëm atje ku arritëm. Jam i kënaqur me lojtarët që kam. Unë isha që në fillim i bindur që do bënim presion ndaj Egnatias. Janë ekip i mirë dhe nëse ju lejon topin të dëmtojnë. Duhet t’i mbanim sa më larg nga porta jonë. Egnatia ka një ekip shumë të mirë dhe i druhesha gjithsecilit, jo vetëm Duamenës.

Jam i kënaqur padyshim. Kam marrë 3 pikët dhe normalisht jam i kënaqur. Besimin e kemi pasur çdo vit. Sa vjen dhe më shtohet besimi. Ekipi i Teutës është në rritje. “Final Four” është bërë interesant, por unë dua edhe Kupën e Shqipërisë.

Kudo që jam bëj më të mirën e mundshme dhe i uroj suksese Vllaznisë.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img