Menaxheri i futbollit, Andi Matraxhiu, është shprehur se Vllaznia nuk ka arritur të shfaqet si duhet në kampionat, pas largimit të trajnerit Thomas Brdaric.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Matraxhiu deklaroi se në rast se Partizani, Kukësi apo Vllaznia e humbasin Europën për 1-2 pikë, nuk duhet të quhet dështim.
Nëse Vllaznia, Kukësi apo Partizani, e humbasin për 1-2 pikë Europën, nuk mund të quhet si sezon i dështuar, pasi kanë qenë në garë. Partizani ka bërë mirë në pjesën e dytë të sezonit, por tek të kuqtë ka shumë presion. Skuadra duhet të jetë më e qetë, pasi kanë edhe një ndeshje me Kukësin.
Çdo president do kërkojë më të mirën për ekipin e tij. Ka disa probleme në skuadra të ndryshme, ku preket edhe ana financiare. Kemi katër skuadra, Kastrioti, Kukësi, Vllaznia dhe Partizani për një vend në Europë. Këto 3 skuadrat e fundit nuk më bindin me paraqitjet e tyre. Pas largimit të Brdaric, Vllazninë nuk e shikoj të shfaqet në kampionat, asnjëherë në mënyrën e duhur.