Tuesday, April 30, 2024

Liga e Kampioneve të Europës-Liverpul mund Vijarealin 2-0, dhe hedh hapin e parë drejt finales

Lexo

Emocionet e ballafaqimeve të kompeticionit më të rëndësishëm të klubeve europiane, Liga e kampioneve, ka vijuar edhe mbrëmjen e së mërkurës. Por, në ndryshim nga sfida e një nate më parë, kur dueli, Mançester Siti-Real Madrit dhuroi 7 gola, ky i së mërkurës u mbyll me dy gola, ku që të dy u shënuan brenda një minute.

Ndeshja e luajtur mes Liverpulit dhe Vijarealit, ka parë skuadrën vendase të bëjë detyrën dhe të shmangë një rezultat të pakëndshëm përballë asaj që ka qenë e papritura e këtij sezoni.

Pjesa e parë e takimit të sjellë  për sportdashësit drejtpërdrejt Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, që është shoqëruar si çdo të mërkurë edhe nga emisioni i posaçëm para dhe pas tij, ka qenë një rrugë me një kalim teksa Liverpuli ka mbizotëruar plotësisht në të gjitha aspektet e lojës, me spanjollët që nuk arrijnë të dalin përpara dhe që mjaftohen me një mbrojtje të ngjeshur.

Skuadra angleze ka ndërtuar dhe shpërdoruar raste për shënim, por herë për pasaktësi në finalizim e herë për meritë të portierit mik, rrjeta e portës së Vijarealit do të mbetet e paprekur, ndonëse duhet theksuar se drejt fundit të pjesës së parë, katërkëndori i spanjollëve do të tronditet kur Thiago të godasë shtyllën. Kështu, me rrjeta të paprekura mbyllen 45 minutat e para, ndërsa ato të dytat nisin gjithashtu më mirë për Liverpulin, që arrin, brenda dy minutash të gjejë dy gola.

Në minutën e 53-të, është Henderson që, i ndihmuar nga dy devijime, e dërgon topin në rrjetë. Miqtë janë goditur dhe, brenda 120 sekondash, Liverpuli gjen edhe golin e dytë, me autor Sadio Manenë.

Një kjo me dy gola diference që realisht i jep më shumë shanse Liverpulit për të ruajtur epërsinë nga Vijareal pë t’u kualifikuar në finale.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img