Edhe pse u ka shkaktuar një dëm financiar të konsiderueshëm duke u larguar me parametra zero drejt Realit, Kilian Mbape u është drejtuar nëpërmjet një letre zyrtare drejtuese të PSG-së pasi kërkon plot 100 milionë euro.
Mësohet se shifra është akumuluar për shkak të vonesave të PSG, e cila nuk ka paguar rregullisht lojtarin që prej muajit tetor të vitit të kaluar. Sipas shtypit francez Mbape kërkon paga dhe bonuse, të cilat i përkasin sipas kontratës dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë mund të ndjekë edhe rrugë ligjore kundër ish-skuadrës së vet.