Friday, May 3, 2024

Mbështeti Vllazninë e volejbollit të femrave për fazën e dytë të kampionatit, kryebashkiaku Benet Beci, pret skuadrën kuqeblu

Lexo

Kryebashkuaki i Shkodrës, Benet Beci, priti  sot ekipin e volejbollit femra të Vllaznisë. Në fakt, takimi i sotëm ishte i dyti në këtë fillim viti 2024, ku i pari kishte të bënte me një shqetësim të përcjellë nga trajnerja e volejbollit Nora Deda, e cila shfaqte shqetësimin e saj në lidhje me problematiken e largimit të lojtareve titullare dhe pamundësinë financiare për t’i zëvendësuar me të tjera.

Angazhimi i institucionit të Bashkisë dhe vetë kreut të saj Benet Beci bëri të mundur mbështetjen ndaj kësaj skuadre, e cila duke iu bashkangjitur edhe atë të dhënë nga grupimi i tifozëve, Vllaznia Diasporë”, arriti të stabilizojë situatën në skuadër.

Në pritjen që sot kreu i Bashkisë bëri për ekipin e volejbollit femra, të pranishme ishin edhe tre volejbollistet e huaja që janë bërë pjesë e Vllaznisë për fazën e dytë të sezonit sportiv.

“Me ekipin e volejbollit të vajzave të Vllaznisë në prag të rinisjes së kampionatit. U urova suksese vajzave dhe stafit teknik për këtë fazë vendimtare të sezonit dhe i garantova për mbështetjen e bashkisë Shkodër për sportin”, shkruan kryebashkuaki Beci në postimin e publikuar në rrjetet sociale.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img