Saturday, July 27, 2024

(Video) Futboll Moshat-Akademia Vllaznia, 4 fitore në startin e fazës së dytë

Lexo

katër ekipet kuqeblu, U15, U16, U17 dhe U19 i kanë luajtur ndeshjet e tyre në stadiumin “Reshit Rusi” duke marrë duartrokitjet e merituara nga ana e tifozëve, ku përpos golave dhe fitoreve të regjistruara, kanë evidentuar edhe elementin me perspektive.

Serinë e fitoreve e kanë filluar futbollistët 15 vjeçarë, të cilët të drejtuar nga trajneri i tyre Denis Zmijani kanë mundur me rezultatin 4 me 0 ekipin e Akademisë së Futbollit Tirana. Autorë të golave në këtë ndeshje për ekipin kuqeblu janë Simon Uldedaj në minutën e tretë të ndeshjes, për të vijuar më pas me Erik Lulajn në minutën e 30-të, Enea Haxhija në minutën e 70-të dhe Orges Halili, në të njëjtën minutë. Pas kësaj jave, Vllaznia U-15 është e pesta në renditje me 19 pikë, ndërkohë që tabelën e klasifikimit e kryesonTirana me 28 pikë.

Fitorja e dytë e radhës për Akademinë Vllaznia ishte ajo e ekipit U-16, ku djemtë e drejtuar nga trajneri Alsid Tafili fituan me rezultatin 6 me 1 ndaj Akademisë së Futbollit Tirana. Golat për ekipin e 16 vjeçarëve janë shënuar nga Flavio Fusha dy, Amer Kthupi, Imran Fusha, Arkan Nikaj, Erdis Valikaj. Me këtë fitore, Vllaznia U-15 është në vendin e pestë të renditjes me 16 pikë, ndërkohë që në krye vazhdon të jetë skuadra e Shënkollit me 25 pikë.

Sipas radhës, fitorja e tretë e futbollit të moshave është ajo e Vllaznisë U17, e cila e drejtuar nga trajneri Ersi Çaku ka mundur me rezultatin 1 me 0 ekipin e Laçit falë golit të shënuar nga Aldo Mella në minutën e 34-të të ndeshjes. Fitore kjo që e afron Vllazninë U17 pranë skuadrave të kreut të renditjes.

Për të firmosur fitoren e  katërt radhazi të ekipeve të akademisë Vllaznia në këtë javë kanë menduar 19 vjeçarët, të cilët të drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani mposhtën rivalët e tyre të të ekipit të Laçit, të cilët drejtohen nga një trajner shkodran, si Arbër Shytani. Me golat e shënuar nga Aris Ara dhe Xhoel Hajdari, përkatësisht në minutat 10-të dhe 51-të, Vllaznia U19 fiton me rezultatin 2 me 1 duke marrë kështu revanshin e asaj humbje që kuqeblutë pësuan në fazën e parë në transfertën e Laçit. Fitojra ndaj Laçit e mban Vllazninë U19 në krye të tabelës së klasikimit për këtë grupmoshë.

(Video) Ndeshja Vllaznia U19-Laçi U19, 2-1

 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img