Sunday, October 13, 2024

Mbrëmja e KOKSH, Kryeminsitri Rama: Sporti shqiptar, në një nivel tjetër

Lexo

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në galanë “Mbrëmja e yjeve të sportit”, të organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, aty ku u shpreh se është bërë gjithçka që sportistët të kenë më shumë lehtësi, duke theksuar se vendi është në një proces për ta çuar sportin në një nivel tjetër.

“Sot sportistët përfshihen në një sistem që sigurohen edhe pas aktivitetit sportiv që ata kanë, duke pasur siguri për të ardhmen , duke u përfshirë në Forcat e Armatosura  dhe Forcat e Sigurisë .Të gjithë sportistët që arrijnë rezultatet, nga ato modeste deri te mëdhatë, shpërblehen dhe përfshihen në një sistem. Të gjithë kampionët kanë një vend të nderuar në Shqipëri”.

Kryeministri Edi Rama, u shpreh se të gjithë sportistët që bëjnë arritje në Shqipëri do marrin shpërblimin e merituar, dhe se shpërblime të tilla në vendin tonë,  janë ndër më të lartat në Evropë.

“Ne i kemi dhënë mbështetje edhe FSHF-së për të pasur lehtësi për Evropianin. Unë besoj se më e mira është e gjitha përpara dhe besoj se jemi në një proces”.

Në fund të fjalës së tij, Kryeministri Edi Rama i dorëzoi çmimi simbolik trajnerit të kombëtares së futbollit, Silvinjo, ndërsa në ceremoninë e përcjellë për sportdashësit në RTSH Sport, u nderuan një numër i madh sportistësh dhe trajnerësh të spikatur në disiplinat e tyre përgjatë vitit që po mbyllet.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img