Tuesday, March 19, 2024

(Pas ndeshjes) Xhevahir Kapllani, shpreh keqardhje për humbjen e Erzenit me Tiranën: Nuk ishte për 0-2!

Lexo

Erzeni ka qënë dhe është një nga skuadrat më simpatike të Superiores së futbollit shqiptar, i cili me të drejtë dhe me shumë meritë ka mbërritur deri në këtë pozicion. I mbështetur nga një tifozëri speciale, edhe në përballjen e sotme ndaj Tiranës Erzeni u paraqit një skuadër dinjitoze në fushën e lojës. Kishte rastet e veta për ta fituar ndeshjen, por përvoja dhe autoriteti i Tiranës vendosi në fushën e lojës, ku me dy golat e shënuar në fundin e takimit, arriti të fitonte të gjithë ndeshjen 0-2. Duke folur pas ndeshjes për Over Sport, trajneri i shikasve Xhevahir Kapllani, shprehu keqardhjen e tij për humbjen e kësaj ndeshje, ku sipas tij, rezultati 0-2 nuk i përgjigjet ecurisë së takimit.

“Keqardhje për mënyrën se si luajtëm, e deri në minutën 84-t loja po shkonte në rrjedhën e vet dhe po shkonte siç e kishim parashikuar. Por futbolli është lojë episodesh dhe ngelet për të menduar për të ardhmen, takimin e radhës. Të vjen keq se rezultati 0-2 nuk është ai që tregoi kjo ndeshje.

Mendoj se kjo ndeshje do të jetë pikënisje, përpos rezultatit jo të mirë, për gjëra të tjera loja shkoi shumë mirë. Jam i kënaqur me grintën e dëshirën. Por do të mendojmë nga ky moment për të ardhmen, dy fazat që do të jenë të vështira, do të mendojmë për punën tonë se dëshirën e kemi dhe të shohim përpara.

Në 30 minutat e para të pjesës së parë besoj se ishim shumë mirë, vuajtëm 15 minutat e fundit të pjesës së parë në mbajtjen e topit se kishim momente që lojtarët tanë i linin të lirë të merrnin topin. Mendoj se e kompensuam në pjesën e dytë dhe nuk patëm probleme, por futbolli kështu është.

Ne patëm edhe 2-3 probleme sot se Krasniqin nuk e kemi as 60% të gjendjes fizike se vjen nga një dëmtim, patëm probleme me Sadikun që u dëmtua në Kukës, por për 10 ditë nis stërvitjen. Edhe Kadriu pat probleme nga ndeshja e Kukësit dhe nuk ishte ai i ndeshjeve të kaluara, Mendoj se këto ishin ato problematikat tona që besoj do t’i rregullojmë në ditët në vijim”, tha ndër të tjera, tekniku i Erzenit, Xhavahir Kapllani.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img