Ditën e sotme është zhvilluar një ndeshje miqësore mes Laçit dhe Vllaznisë, takim ky i mbajtur në stadiumin e skuadrës kurbinase i cili u mbyll barazim 1-1.
Kuqeblutë shënuan që në minutën e 19, më anë të mesfushorit Ardit Deliu.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, kurbinasit e Armando Cungut, gjetën golin e barazimit me anë të kapitenit Kordiero Melo, i cili shënoi në minutën e 75-të.
Një test ky që do t’iu shërbejë skuadrave për t’u kolauduar në prag të javës së parë të Superiores, që do të ngrejë siparin më 18 gusht. Laçi do të presë Tiranën në ndeshjen e parë, ndërkohë që Vllaznia do të përballet me Partizanin në “Arenën e Demave”.
Si shkodranët, ashtu edhe te Laçi po përgatiten për sezonin e ri futbollistik të Superligës. Të dyja skuadrat synojnë që të zhvillojnë një kampionat pozitiv, e pse jo të luftojnë për trofe.